Njoftim për studentët dhe Stafin e Fakultetit të Drejtësisë të UT
Për arsye të masave të marra nga Policia e Shtetit për bllokimin e rrugëve, në zonën ku ndodhet godina e FDUT, për shkak të zhvillimit të Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi i Fakultetit të Drejtësisë UT, se dita e Mërkurë datë 28 Shkurt 2024 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet në ditë të tjera.