Njoftim për Horizont Impact Award, në kuadër të programit Horizont 2020

Në kuadër të programit Horizon 2020 nga Komisioni Evropian jemi njoftuar me anë të email-it për thirrje për aplikim për çmimin e parë “Horizon Impact Award” . 

Ky çmim njeh dhe shpërblen projektet më me ndikim nën programin Horizon 2020.

Secili prej pesë fituesve do të marrë € 10 000 në ceremoninë e dhënies së çmimit gjatë Ditëve europiane të Kërkimit dhe Inovacionit në Bruksel në shtator. 

Çmimi synon të tregojë përfitimet më të gjera socio-ekonomike të investimeve të BE në kërkime dhe inovacione, si dhe u mundëson individëve ose ekipeve të shfaqin praktikat dhe arritjet e tyre më të mira. 

Kjo do të inkurajojë përfituesit e tjerë që të përdorin dhe menaxhojnë rezultatet e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.

Synon të krijojë modele dhe të frymëzojë përfituesit e financimit të kërkimit dhe inovacionit për të maksimizuar ndikimin e hulumtimit të tyre.

 

Aplikimi behet përmes portalit të financimit dhe ofertave, afati i fundit për dorëzim është 28 maj 2019.

Link, Funding and Tenders portal. Funding and Tenders portal

Për më shumë informacion ju lutem adresohuni në websit. website.

Nëqoftëse do të keni pyetje adresojeni ato në adresën [email protected]opa.eu