NJOFTIM PËR DOKUMENTACIONIN E BURSËS QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT NË NEVOJË JASHTË KRITERIT EKONOMIK ( VKM 903, DATË 21.12.2016, NENI 5.2)

Të gjithë studentët që i përkasin kategorisë së studentëve në nevojë dhe përfitojnë bursë jashtë kriterit ekonomik sipas pikës 5.2 të VKM 903, datë 21.12.2016,   brenda datës 29 Dhjetor 2016, ora 14.00, duhet të dorëzojnë në Fakultet pranë zyrës së financës dokumentat si vijon:
a)  Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit(sipas Ligjit Nr. 8153, date 30.10.1996)
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Certefikatën e vdekjes së dy prindërve;
  3. Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e mirëqënies sociale dhe rinisë;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
   a. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
           b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore ( nga të dy prindërit) ;
  1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
a.Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind;
c. Certefikatë vdekjeje e prindit tjetër;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Vendim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror;
  3. Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe rinisë që janë trajtuar si  viktima të trafikut të qenieve njerëzore;
d)  Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit tëKontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të ShërbimitInformativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
  1. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
  2. Çertefikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
  3. Vërtetim nga Ministria përkatëse;