Njoftim per aktivitetin e organizuar në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Vjeshtës 2025, të organizuar nga Universidad Panamericana, në periudhën 4 gusht – 4 dhjetor 2025

 

Njoftim per  aktivitetin e organizuar në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Vjeshtës 2025, të organizuar nga Universidad Panamericana, në periudhën 4 gusht – 4 dhjetor 2025.
Ky program ofron një mundësi për studentët e huaj që të përjetojnë kulturën meksikane, të pasurojnë kurrikulën e tyre akademike dhe të ndërtojnë lidhje globale, duke marrë pjesë në aktivitete kulturore, ekskursione etj., që janë parashikuar të organizohen gjatë këtij eventi.
 Gjithashtu për studentët pjesëmarrës ofrohen një gamë e gjerë lëndësh në anglisht dhe spanjisht në fusha të ndryshme, për konsultimin e të cilave është vënë në dispozicion një link: https://sites.google.com/up.edu.mx/ia-incoming/academic-information?authuser=0.
Mbështetja që ofrohet nga organizatorët është: orientimi gjithëpërfshirës, mbështetje e vazhdueshme nga Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare dhe një program i dedikuar për t’i ndihmuar studentët të përshtaten sa më mirë.
Mbulimi i të gjitha shpenzimeve duhet të bëhet nga vetë pjesëmarrësit.
Për më shumë info, linku: