Studenti që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohēzgjaties maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njejtin program studimi ose në nië program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për registrim në programin e studimit të institucionit pritës.Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhēs së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njesisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.
Në këte kuader ligjor për studentët, të cilët janë çregjistruar për shkak se nuk i kanë mbyllur studimet brenda kohēzgjatjes normale të studimeve dhe kërkojnë rivazhdimin e tyre dhe dhënien e provimeve të mbartuara, mund të riregjistrohen nga fillimi dhe të kryhet procedura e njohjes së krediteve të fituara gjatë periudhës së mëparshme të studimeve dhe studenti ti mbyllë studimet brenda një viti akademik.