NJOFTIM I RENDESISHEM PËR STUDENTET PJESEMARRJE NË TRAJNIMIN INTENSIV NDERKOMBETAR “LUFTA KUNDER PASTRIMIT TE PARAVE
06 Tet
2022
NJOFTIM I RENDESISHEM PËR STUDENTET
PJESEMARRJE NË TRAJNIMIN INTENSIV NDERKOMBETAR “LUFTA KUNDER PASTRIMIT TE PARAVE
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në bashkëpunim me Programin Global GIZ “Luftimi i flukseve të paligjshme financiare” dhe Fakultetin Ekonomik Tirane, organizon trajnimin intensiv studentor për luftën kundër pastrimit të parave.
Trajnimi do të jete i hapur për të gjithë studentet me rezultate të larta që studiojnë aktualisht në dy vitet e fundit “Bachelor” ose ata që vijojnë studimet “Master”. Kuota e pranimit për Fakultetin e Drejtësisë është 15 studente dhe përzgjedhja e tyre do të behet duke ju nënshtruar një procesi transparent.
Kursi intensiv do të zgjasë katër dite të plota dhe do të fokusohet në zhvillimet e reja në fushën e luftës kundër të flukseve të paligjshme financiare, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, transaksioneve të dyshimta, evazionit fiskal, kompanive offshore, kriptomonedhave, hetimeve dhe rikuperimit të aseteve në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Kursi do të trajtohet nëpërmjet leksioneve nga Profesorë nga Universiteti i Edinburgut, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Cyril & Methodius Shkup. Të ftuar gjatë trajnimit do të jene edhe përfaqësues nga Drejtoritë e Përgjithshme të Inteligjencës Financiare të Shqipërisë dhe Serbisë, të cilët do të prezantojnë dhe diskutojnë në lidhje me flukset e paligjshme financiare.
Të gjitha seancat do të mbahen në gjuhën angleze.
Kursi do të zhvillohet në një resort modern në qytetin e Durrësit, nga data 25-28 tetor 2022 dhe shpenzimet e transportit, fjetjes, ushqimit dhe eventeve të tjera do të mbulohen nga organizatorët.
Afati i fundit për aplikim është data 18 tetor.
Në fund të trajnimit, studentet do të pajisjen me certifikata.