Në kuadrin e kremtimit të 65 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, në datat 25, 26 dhe 27 tetor do të organizohen disa aktivitete sportive në disiplinat volejboll dhe basketboll. FDUT do të përfaqësohet nga 3 ekipe me nga 12 lojtarë secili: volejboll femra, volejboll meshkuj dhe basketboll meshkuj.
Të gjithë studentët dhe pedagogët janë të ftuar të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në mjediset e FDUT në datën 28 shtator, ora 11.00, në sallën 202.
JU MIRËPRESIM!