Nga Universiteti te karriera: Gjej mundësinë tënde!

Më 23 tetor, u organizua një aktivitet që bashkoi studentët dhe organizatat joqeveritare (OJQ), me synimin për të ndarë zgjidhje inovative që rrisin aksesin e të rinjve në punësim dhe zhvillim profesional. Gjatë aktivitetit, u prezantua platforma digjitale “mundesi.ypn.al”, një mjet i ri që synon të lehtësojë procesin e gjetjes së mundësive për zhvillim personal dhe profesional, duke filluar nga krijimi i një CV-je, deri te:

 • Trajnime dhe konferenca,

 • Bursa dhe praktika profesionale,

 • Mundësi punësimi.

 Kjo platformë synon të fuqizojë të rinjtë, duke u ofruar atyre mjete dhe burime për t’u integruar më lehtë në tregun e punës dhe për të zhvilluar më tej karrierën e tyre.