Nënshkruhet marrëveshja e Bashkëpuninimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale

Me datë 09.05.2024, është lidhur Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së
Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
(FDUT).

Ky bashkëpunim synon të informojë studentët, të promovojë ndërgjegjësimin dhe
identifikimin e strategjive për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale.
Prof. Dr. Dorina Hoxha, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë dhe Zj. Rovena Beqiraj, Drejtore e
Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, janë pajtuar në marrëveshjen
e nënshkruar për të ndërmarrë disa iniciativa, duke përfshirë trajnimin e studentëve, organizimin
e konferencave të përbashkëta, internshipeve, leksioneve të hapura, seminareve, workshope e të
tjerë, në fushën e pronësisë industriale.