Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës

Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në
Universitetin Radboud, Hollandë, për studentët PhD dhe stafin akademik me kohë të plotë të
Universitetit të Tiranës.
Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore 2025 dhe për informacion të përgjithshëm
referohuni linkut:https://www.ru.nl/en/education/more-education-and-training/summer-courses/courses-by-week
Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.
Mund të aplikojnë studentët PhD, të cilët janë njëkohësisht edhe personel akademik me kohë të plotë
në UT si dhe personeli akademik me kohë të plotë i UT-së.

 

Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D / personelin akademik:
– CV + Lista e publikimeve;
– Kopje e pasaportës;
– Vërtetim studenti / punësimi;
– Letër motivimi ku citohet kursi ku po aplikoni me datat specifike dhe të theksohet rëndësia që
ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni
(në gjuhën shqipe dhe angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;- Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar
datat dhe universitetet e mobiliteteve të mëparshme).

Afati për aplikim: 03 Mars 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve
me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!