Në datën 16 dhjetor 2024 u zhvillua një debati akademik rreth projektit “Ndryshimi i hartës se re gjyqësore” Qëllimi kryesor i projektit ishte analizimi i riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore e njohur ndryshe si harta e re gjyqësore, i cili në parim mbart një rëndësi kyç për rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë, objektiva të rëndësishëm këto në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë. Projekti synonte të realizonte një sërë objektivash specifike që lidhen me rritjen e kërkimit shkencor dhe debatit profesional, forcimin e bashkëpunimit të Departamentit Penal me Departamentin Publik, rritjen e njohurive të studentëve në të gjitha ciklet e studimit etj.
Që nga data 1 Shkurt 2023, ka nisur implementimi i hartës së re gjyqësore, mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët. Reforma e rretheve gjyqesore erdhi në një kohë kur kriza e mungesës së gjyqtarëve është në kulmin e vet dhe teksa treguesit e vonesave gjyqësore janë përkeqësuar ndjeshëm. Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë. Çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë që kundërshton një vendim të dhënë në shkallën e parë të gjykatave do të duhet të apelojë këtë vendim në këtë gjykatë në Tiranë.