Në datat 4-8 Prill Fakulteti i Drejtësisë pati kënaqësinë të mirëpriste Prof. Christa Tobler, nga Universiteti Leiden, Hollendë. Prof. Tobler referoi për çështje të barazisë dhe mosdiskriminimit dhe marrëveshjet e asocimit dhe tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, duke ndarë me studentë dhe pedagogë përvojën e saj profesionale në këto dy fusha ekspertize. Gjithashtu, së bashku me Mr. Beglinger ajo mbajti një takim informues me pedagogë të Fakultetit lidhur me metodologjinë e shpjegimit të mësimit nëpërmjet tabelave (chart methodology). Ky bashkëpunim u mundësua nga programi Erasmus dhe zbatimit të Marrëveshjes se FDUT me Universitetin e Leiden.