Në datat 3-4 Prill do të zhvillohet edicioni i Tiranës, në Pallatin e Kongreseve!

Në datat 3-4 Prill, Panairi i Tiranës, një mundësi për punësim dhe praktike profesionale

Pas mbylljes së panairit “Work&Study” në 18 qytete, në datat 3-4 Prill do të zhvillohet edicioni i Tiranës, në Pallatin e Kongreseve. Veç maturantve që do të njihen me programet e studimit të universiteteve, kjo është një mundësi e mirë edhe për studentët  që diplomohen këtë vit, në nivelin bachelor dhe master, që të lidhin marrëveshje punësimi apo praktike profesionale me kompani lider në treg, që do të jenë pjesëmarrëse në panair.

 

Ndaj, të gjithë studentët që presin të diplomohen këtë vit akademik, në datat 3-4 Prill, mund të marrin pjesë në këtë panair, duke patur një CV me vete. Ata mund të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit me të paktën 50 kompani.

Në panair, Universiteti i Tiranës do të ketë stendën e tij dhe specialistët e PR dhe zyrave të karrierës do ti asistojnë për tu orientuar.

 

Ftojmë studentët e Universitetit të Tiranës, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi!