Në bazë të vendimit të Rektoratit të UT-së, Nr. 1, datë 09.03.2020 njoftohen te gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UT, të cilët kanë provime për të dhënë në perjudhën 10 mars deri në 20 mars 2020, nuk do ti zhvillojnë ato në këtë perjudhë.

Gjithashtu studentët që ndjekin praktikat mësimore pranë institucioneve të ndryshme do ti ndërpresin ato nga data 10 mars e në vazhdim. Njoftimi mbi datat e zhvillimit të këtyre provimeve të pa dhëna dhe rifillimi i praktikave mësimore  do ju komunikohet në ditët në vazhdim.