Mundësi pjesmarrje në Shkollë Verore!

Mundësi pjesmarrje në Shkollë Verore

Fakultetet e rrjetit SEELS dhe Instituti Europa i Universitetit Saarland, mbështetur financiarisht nga DAAD dhe Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë, organizojnë Shkollën Verore “Inteligjenca Artificiale dhe Ligji: Zotërimi i së Ardhmes së Ligjit në Epokën e IA-së”.

Shkolla do të zhvillohet nga data 8 deri më 12 shtator 2025, pranë Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Splitit. Shkolla verore synon t’i prezantojë studentët me sfidat aktuale të epokës dixhitale dhe IA-së në fushën e ligjit.

Shkolla verore bazohet në një program multidisiplinar të hartuar, për të eksploruar ndërthurjen e teknologjisë, etikës dhe studimeve ligjore.

Për më tepër informacion mund të drejtohuni tek linku:

https://europainstitut.de/en/internationale-projekte/daad-hochschuldialog

Gjeni bashkangjitur thirrjen me të gjitha dokumentet përkatëse,

Afati i fundit i aplikimit është 08 Qershor 2025, ora 23:59 (CET).

Rules and Regulations_SS2025_Split (1)

Call for Applications_SS2025_Split (1)