Me rastin e 75 vjetorit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ftojmë studentët e Drejtësisë të marrin pjesë me punimet e tyre në konferencën me temë: “Të drejtat themelore të individit: Implementimi i tyre në fushën civile, penale apo publike”.

 

️Mundësi konference shkencore studentore për studentët e Drejtësisë!
Me rastin e 75 vjetorit të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ftojmë studentët e Drejtësisë të marrin pjesë me punimet e tyre në konferencën me temë: “Të drejtat themelore të individit: Implementimi i tyre në fushën civile, penale apo publike”. Kjo konferencë ka si qëllim trajtimin e rëndësisë dhe sfidave të mbrojtjes  së të drejtave themelore të individit në fushat: penale, civile dhe publike, duke dhënë një imazh të situatës aktuale dhe duke dhënë propozime për përmirësimin e praktikave të ndjekura në garantimin e këtyre të drejtave nëpërmjet punimeve të realizuara nga studentët. Çdo student mund të dërgojë punimin e tij duke trajtuar një tematikë për një nga tre departamentet. Studentëve, punët e të cilëve do të përzgjidhen, do të kenë mundësinë të referojnën në ditën e konferencës, ku më pas do të kenë mundësinë e publikimit të punimit të tyre në një e-book në faqen e fakultetit.
  Data e dorëzimit të abstraktit- 14 mars
 Data e dorëzimit të punimit- 21 mars
 Për dërgimin e materialeve dhe për çdo pyetje na shkruani në emailin: [email protected].org