Me finalizimin e edicionit të tretë të Debatit Universitar jemi krenarë dhe të emocionuar të shprehim urimet për skuadrën fituese, e cila përfaqësoi denjësisht Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës! 

.

 

Pas debateve në 14 institucione arsimore në 5 qytete të Shqipërisë e pas një rrugëtimi të gjatë finalja u përmbyll me fitoren e Fakultetit te Drejtësisë UT. Krenarë për Zhaklinën, Sindin, Endin, Ninon, për përgatitjen e shkëlqyer, etikën e lartë dhe angazhimin duke ofruar modelin e të rinjve që frymëzojnë.

Falenderojmë SCidev dhe OSFA për zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm studentor.

Falenderojmë profesoreshë Petrina Broka për mentorimin e skuadrës fituese!

 Urime kampionëve të Fakultetit të Drejtësisë UT