Me date 09.04.2024, ora 11:00 – 13:00 ne ambjentet e Fakultetit te Drejtesise, prane salles 402, do te zhvillohet leksioni i hapur me teme: “A ekzistojne zhvillime te reja per anetaresimin ne BE?”

Me date 09.04.2024, ora 11:00 – 13:00 ne ambjentet e Fakultetit te Drejtesise, prane salles 402,
do te zhvillohet leksioni i hapur me teme: “A ekzistojne zhvillime te reja per anetaresimin ne
BE?”
Ky leksion i hapur zhvillohet me mbeshtetjen e Fakultetit te Drejtesise dhe Ambasades Franceze.
Lektore do te jene:
Z. Lukáš Macek është drejtor i kampusit të Sciences Po-Dijon, drejtor i Qendrës Grande
Europe dhe studiues i specializuar për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Jacques
Delors.
Z. Florent Marciacq, PhD është studiues i asociuar në Institutin Francez të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare (IFRI), zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qendrës Austro-Franceze për
përafrimin në Evropë (ÖFZ) në Vjenë, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean
Jaurès në Paris dhe Senior Fellow në Qendrën ndërkombëtare të formimit evropian në Berlin dhe
Nice.