I. Kriteret për regjistrimin në programet e studimit të doktoraturës:
1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Drejtësi në të paktën njërin nga nivelet e mëparshme të studimeve;
2. Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit 4-vjecar, apo një program studimi të barasvlefshëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente;
3. Të ketë rezultate të larta, në studimet e ciklit të parë dhe të dytë;
4. Të ketë mbrojtur një nga gjuhet e huaja: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht në përputhje me Udhëzimin nr 52 datë 3 12 2015 “për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, ndryshuar me Udhëzimin nr. 20, datë 22.09.2017;
5. Të mos jetë dënuar penalisht;
6. Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij, apo të mos jetë gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, së të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave të plagjaturës, si dhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standartet shkencore dhe etike në programin e studimeve;
II. Studenti kandidat për programin e studimit të doktoraturës duhet të paraqesë dokumentet si vijon:
1. Kërkesa e studentit kandidat për të ndjekur programin e studimit të doktoraturës në të cilën të përfshihet dhe nënfusha e kërkimit ku ka interes kandidati;
2. Curriculum Vitae;
3. Kopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të studimeve (sipas përcaktimeve të pikës I);
4. Certifikatë personale dhe fotokopje e kartës së indentitetit/pasaportës;
5. Dëshmi e gjuhës së huaj ( sipas kritereve te sipërmendura në pikën 4 të kritereve);
6. Dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, provime pasuniversitare ose artikuj shkencorë që mud të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, programe shkëmbimi si Erasmus+, apo projekte kombëtare apo ndërkombëtare;
7. Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës;
8. Vendimi i njësisë bazë për fushat e kërkimit shkencor të njësisë, i shkarkuar nga faqja e internetit e njësisë bazë, ose e njësisë kryesore;
9. Vërtetimi nga qendra e punës që nuk ka masë disiplinore
10. Vërtetimi nga qendra e punës, që vërteton se kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar;
11. Mandate pagesë për tarifën e aplikimi;
12. Vetëdeklarim të aplikantit se nuk është gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, së të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave të plagjaturës;
13. Vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standartet shkencore dhe etike të kërkimit shkencor e publikimit.
14. Dëshmi e gjendjes gjyqësore.
Afati perfundimtar per aplikim eshte dt 22.12.2023