• LEKSIONE NGA PROF. RAINER KULMS NE DATAT 9 DERI MË 13 DHJETOR 2013 NË CIKLIN E STUDIMEVE MASTER SHKENCOR NE SHKENCA CIVILE

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit me Fondacionin Konrad Adenauer, në datat 9 deri në 13.12.2013, Prof. Rainer Kulms nga Instituti Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe të Krahasuar, Hamburg, zhvilloi një cikël leksionesh prej 15 orë mësimore, ne lëndën E Drejta e Avancuar e Shoqërive Tregtare, ne programin Master Shkencor (Shkenca civile), në bashkëpunim dhe me ndihmen e drejtpërdrejtë të Prof. As. Dr. Argita Malltezi, Dr. Jonida Rystemaj dhe Armela Kromici, LLM.
Ky ishte një event mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi për Fakultetitn e Drejtësisë, pasi Instituti për të drejtën e krahasuar dhe ndërkombëtare private, pjesë e Max Planck Society, është një nga njësitë më prestigjoze kërkimore shkencore mbarëbotërore në fushën e të drejtës së krahasuar, biblioteka e të cilit ofron koleksionin më të pasur në botë në fushën e të drejtës private. Nobelistë të shumtë kanë dalë nga radhët e shkencëtarëve të Shoqërisë Max Planck. Publikimet dhe revistat shkencore janë prova e një kërkimi shkencor të shkëlqyer dhe shumë nga artikujt e botuar nga kërkuesit shkencore, pjese e institutit, radhiten midis punimeve më të cituara në mbarë botën.
Profesor Rainer Kulms është një ekspert i të drejtës Tregtare, Ekonomike dhe asaj të krahasuar, me një eksperiencë mjaft të gjerë mësimdhënieje në Gjermani, Kinë, Indi, në Ballkan, etj.
Për mundësimin e këtij eventi duhet falenderuar vecanërisht Fondacioni Konrad Adenauer i cili në mënyrë të vazhdueshme i ka qëndruar pranë Fakultetit të Drejtësisë në vendosjen e bashkëpunimit midis studentëve e akademikëve shqiptare dhe atyre gjerman.