“Në datën 26.4.2023 Fakulteti i Drejtësisë në bashkëpunim me ICC Albania, në kuadër të nismës së ICC Albania për promovimin e arbitrazhit dhe zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, organizuan një leksion të hapur mbi procedurat e arbitrazhit institucional me vëmendje të veçantë tek procedurat e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë ICC. Në këtë leksion, Sokol Elmazaj, anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (2021-2024) ndau eksperiencën e tij dhe dha një vështrim të përgjithshëm mbi procedurat e ndjekura pranë kësaj gjykate.”

- 03 Maj
- 2023