Më datën 22.02.2024, pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, Prof. Asoc. Flutura Kola Tafaj dhe Dr. Silvana Çinari organizuan një leksion të hapur me pjesëmarrës studentë të Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të projektit “Rëndësia e ratifikimit nga Shqipëria të Konventës së Hagës së 2019 “Për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të gjykatave të huaja në çështjet civile dhe tregtare”, financuar nga Programi “UT Kërkim, Ekselencë, Inovacion”.
Ky leksion i hapur kishte për qëllim të prezantonte rezultatet e raportit përfundimtar të titulluar “Përfitimi i Shqipërisë nga Ratifikimi i Konventës së Hagës së 2019 “Për Njohjen Dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore Civile dhe Tregtare” (“Konventa e Vendimeve e HCCH 2019”), i cili iu dërgua Ministrisë së Drejtësisë dhe mund të akesohet lirisht këtu nga çdo i interesuar.
Ky aktivitetet dhe publikimi online i raportit përfundimtar përmbyllin projektin e drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Flutura Kola Tafaj, me bashkëpunëtore Prof. Dr. Nada Dollani, Dr. Silvana Çinari dhe Kandidate për Doktore Entela Memishaj.
Klikoni linkun per te hapur materialin e plote:Perfitimi i Shqiperise nga ratifikimi i Konventes Se vendimeve HCCH 2019