LEKSION I HAPUR I ANËTARES SË GJYKATËS KUSHTETUESE MBI ÇËSHTJE TË DIALOGUT GJYQËSOR KUSHTETUES NË KUADRIN E INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË.

 

LEKSION I HAPUR I ANËTARES SË GJYKATËS KUSHTETUESE MBI ÇËSHTJE TË DIALOGUT GJYQËSOR KUSHTETUES NË KUADRIN E INTEGRIMIT EVROPIAN TË SHQIPËRISË

 

Dialogu gjyqësor i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Gjykatën Kushtetuese të Italisë, ishte çështja kryesore që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Dr. Fiona Papajorgji, analizoi në leksionin e hapur që u organizua në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në ligjëratën e saj, znj. Papajorgji theksoi rolin e këtij dialogu për vendime të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese,  veçanërisht në fushat që vijojnë:

  • Për çështje të procesit të rregullt ligjor në procesin penal;
  • Për çështjet e statusit të deputetit dhe papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor;
  • Për kushtetutshmërinë e cështjeve të shtruara për referendum;
  • Për çështje të kushtetutshmërisë së akteve normative të Këshillit të Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, etj.

Nga komentet dhe pyetjet e studentëve pjesëmarrës, u nënvizua se, dialogu gjyqësor kushtetues rezulton i dobishëm për jurisprudencën kushtetuese dhe për shtetin e së drejtës në Shqipëri. Ky dialog ka nevojë të zgjerohet sidomos për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.

Falenderim i veçantë për znj. Fiona Papajorgji!

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e zbatimit të Projektit “Përafrimi i legjislacionit me standardet europiane përmes gjykimit kushtetues” që mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, (AKKSHI).

 

Klikoni linkun per te shfletuar materialin: Leksioni Hapur