Instituti Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me seli në Sanremo, ofron mundësinë për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës për tu regjistruar në kursin online “Mbi legjislacionin ndërkombëtar të refugjatëve dhe migracionit”.
Afati i regjistrimit në këtë kurs është deri më 21 Tetor 2024.
Ky kurs synon të evidentojë aspektet kryesore të mbrojtjes ndërkombëtare dhe të drejtave tërefugjatëve. Temat e mbuluara përgjatë zhvillimit të tij variojnë nga analiza e legjislacionitndërkombëtar për Refugjatët, parimet e mbrojtjes ndërkombëtare dhe qasjet e ndryshme tëmbrojtjes së ofruara nga shtetet anëtare. Kjo analizë do të ketë në fokus nevojat specifike të mbrojtjes së refugjatëve dhe përfshin fusha të ndryshme të jetës dhe aktiviteteve ku ato përfshihen. Kursi zhvillohet në dritën e zhvillimeve të gjeneruara nga reagimet ndërkombëtare, duke përfshirë dhe shkëmbimin e përvojave nga pjesëmarrësit. Gjatë gjithë trajnimit, pjesëmarrësit dhe ekspertët do të ndajnë praktikat dhe përvojat më të mira në lidhje me temat dhe çështjet kryesore të kursit.
Objektivat e përgjithshme të kursit:
– Evidentimi i parimeve dhe politikave që lidhen me mbrojtjen e refugjatëve;
– Gjetja e metodave të duhura midis pjesëmarrësve, mbi mënyrën sesi legjislacioni dhe politikat mund të promovohen dhe zbatohen në nivel kombëtar nga një sërë palësh të interesuara;
– Rritja e ndërgjegjësimit për çështjet e të drejtave të njeriut me të cilat përballen refugjatët dhe nevojën për zgjidhje të qëndrueshme;
– Rritja e aftësive të pjesëmarrësve në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe standardeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;
– Inkurajimi i një qëndrimi pozitiv midis pjesëmarrësve ndaj mbrojtjes së refugjatëve.
Për më tepër informacion, lutemi gjeni të bashkangjitur linkun mbi programin e kursit
( https://iihl.org/portfolio-item/40th-online-course-on-international-refugee-law/ ).