Departamenti i së Drejtës Publike miraton keto kritere për përzgjedhjen e personelit akademik me kohë të pjeshshme, për,semestrin e dytë për vitin akademik 2021 – 2022, si më poshtë:
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:
-
Të ketë përfunduar studimet Bachelor në Drejtësi.
-
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
-
Të zotërojë aftësitë e nevojshme dhe profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron.
-
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
-
Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna, nga Universiteti i Tiranës
-
Të kenë përfunduar studimet:në programin: “Doktoraturë” po në të Drejtë Publike, në rast se do të japin mësim në programin “ Master i Shkencave” dhe “ Master Profesional”.
Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
-
Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze
-
Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.
-
Të ketë të paktën 2 vjetë eksperiencë pune
-
Të ketë notë mesatare mbi 8.5.