Kriteret e Departamentit të së Drejtës Penale për përzgjedhjen e personeli akademik me kohë të pjeshshme si më poshtë:

  1. Në kategorinë “Profesorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku titullin akademik “Profesor i asociuar”;

  3. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

  1. Në kategorinë “Lektorë”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku gradën shkencore “Doktor”;

  3. Tëketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  5. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  6. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  8. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

  1. Në kategorinë“Asistent-lektorë”:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku diplomën “ Master i Shkencave ”

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;

  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

 

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura jashtë vendit, në mënyrë preferenciale në një prej vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD);

  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;

  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

Aplikimet do te dorezohen pranë Departamentit të së Drejtës Penale deri në datën 01.03.2022