KANDIDATË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” NDAJNË
PËRVOJAT E TYRE STUDIMORE NË KUADËR TË PROJEKTIT: “PËRAFRIMI I
LEGJISLACIONIT ME STANDARDET EUROPIANE PËRMES GJYKIMIT KUSHTETUES”
Më 25 prill 2025, në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, u zhvillua takimi
me temë: “TRANSPARENCA PËRMES DIXHITALIZIMIT: PËRVOJA E GJYKATAVE TË
VENDEVE ANËTARE TË BE-SË. RASTI I ESTONISË”. Kandidatja për gradën shkencore
“Doktor”, Msc. Nadia Guni, prezantoi gjetjet e studimit të saj në kuadër të përgatitjes për
mbrojtjen e doktoratës.
Morën pjesë pedagogë të Departamentit të së drejtës Publike dhe studentët e lëndës “E Drejta
Kushtetuese e Krahasuar”, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi përvojat e vendeve anëtare
të Bashkimit Evropian në dixhitalizimin e Gjykatës Kushtetuese, me një fokus të veçantë në
rastin e Estonisë – një model referimi për transparencën dhe efikasitetin në drejtësi përmes
teknologjisë.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit: “PËRAFRIMI I LEGJISLACIONIT ME
STANDARDET EUROPIANE PËRMES GJYKIMIT KUSHTETUES”, i zbatuar nga Fakulteti i
Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor
dhe Inovacionit (AKKSHI).