Sindi Çaushi ka përfunduar në vitin 2021, ciklin e parë të studimeve në programin “Bachelor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2023, është diplomuar në ciklin e dytë të studimeve “Master” në profilin “Master i Shkencave në të Drejtë Civile” pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,  me rezultat “Medalje Ari”.

Nga qershori i vitit 2019, ka asistuar në rolin e asistent avokatit pranë studios ligjore Nexhi Law & Consulting, duke  punar me hartimin e opinioneve juridike, kërkesëpadive dhe ankesave. Nga marsi i vitit 2022, ka punuar në rolin e Juristit pranë qendrës “Centre for Legal Empowerment”, në të cilën ka ofruar asistencë ligjore edhe nëpërmjet platformës juristionline.al. Gjithashtu, ka marrë pjesë në monitorimin, ecurinë dhe realizimin e disa  prej projekteve të ndërmarra nga qendra. Znj. Çaushi ka përfaqësuar Fakultetit e Drejtësisë në Debatin Universitar, në edicioni e tretë  të Organizuar nga SCiDEV, në të cilin është vlerësuar me çmimin e parë.

Nga maji i vitit 2023 është bërë pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit, në pozicionin e Specialistit të lartë pranë Këshillit të Ministrave. Angazhimi i saj profesional ka konsistuar në hartimin e disa draft  akteve nënligjore dhe pjesëmarrjen në grupin e punës si pjesë e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit në procesin e Entrepreneurial Discovery  Process (EDP)  për “Smart Specialisation Strategy – S3”.

Znj. Caushi nga janari i vitit 2024 është personel akademik me kohë të plotë, pranë Departamentit të së Drejtës Civile, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ku ka asistuar në zhvillimin e seminareve të lëndëve “E Drejta e Punës” dhe “E Drejta e Shoqërive Tregetare”. Nga marsi i vitit 2024 është në proces doktorate pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat e saj të kërkimit janë: e drejta e punës, e drejta civile, e drejta tregetare dhe e drejta familjare.