Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, profesore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FD, UT) që prej vitit 2018, në programet bachelor, master dhe atë të doktoraturës, në lëndë të së drejtës publike, kryesisht e drejtë administrative, e drejtë administrative e Bashkimit Evropian, të drejtat e njeriut, etj., dhe ku ka mbajtur edhe pozicione të ndryshme administrative. Eshtë lektore pranë Institutit të Studimeve Evropiane të UTsë në lëndën e të drejtave të njeriut, si edhe pedagoge pranë Shkollës së Magjistraturës.
Është diplomuar në drejtësi pranë FD, UT në vitin 1996, ka studiuar në Rijksuniversiteit, Lejden, Hollandë (1995), studimet pasuniversitare LL.M. në ‘E Drejtë e Krahasuar Kushtetuese’ i ka kryer pranë New York School of Law, SHBA/Central Eastern Univeristy, Budapest, Hungari (1998), dhe studimet e Doktoraturës në të Drejtë Publike në UT në vitin 2008. Në 2011 fitoi titullin akademik “Asistent Profesor” dhe në vitin 2015 titullin akademik “Profesor”.
Ka eksperienca të shumta kërkimore shkencore dhe dhënë kontribut si eksperte në fushën e së drejtës dhe hartimin e politikave publike për organizata ndërkombëtare si OSBE, UNDP, UNWOMEN, Banka Botërore, OECD/SIGMA, USAID, GIZ, Delegacioni Evropian në Shqipëri dhe Kosovë, etj. apo edhe rajonale si ReSPA-Shkolla Rajonale e Administratës Publike, shoqërinë civile si dhe institucione shtetërore vendase, përfshirë zyrën e Kryeministrit, ministri të ndryshme, Departamentin e Administratës Publike, Avokatin e Popullit, ILDKPKInë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, etj. Gjatë periudhës 2013-2016 ka kontribuar si Këshilltare e Kryeministrit për të Drejtën Publike, dhe 2016-2017 si Zëvendësministre e Integrimit.
Është bashkëautore e Fjalorit të Parë Shqipëri-Kosovë të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri, të disa teksteve dhe librave, si “Shteti i së drejtës në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Ed. e “Çështje të së Drejtës Administrative në vështrim krahasues”, “Njohuri themelore mbi të drejtën kushtetuese dhe administrative: cikël leksionesh për studentët”, si dhe hartuese e manualeve të ndryshme të miratuara për çështje të së drejtës administrative përfshirë të gjithë manualët mbi konfliktin e interesave në Shqipëri, dhe artikujsh dhe prezantimesh në konferenca, simpoziume apo seminare kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e së drejtës administrative, kushtetuese dhe publike në përgjithësi, si dhe të drejtave të njeriut.
E-mail: eralda.methasani@fdut.edu.al