Prof. As. Kristinka Jançe
DEPARTAMENTI:Publik
GRADA:Prof. Asoc. Dr. Kristinka Jançe
FUNKSIONI: Drejtuese e Departamentit Publik


Biografia
Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, lektore e lëndëve: “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri”, “Metodat e kërkimit shkencor”, “Historia e të Drejtës Kushtetuese në Shqipëri, “Institucionet Shteterore dhe pervoja juridike ne Mesjete”.

Ka përfunduar studimet : në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, me notën mesatare 10, shoqëruar me “Medalje të Artë ”, në vitin 1995. Në 2005, ka mbaruar Studimet e Thelluara Pasuniversitare në të Drejtën Publike (SH.P.U) dhe ka marrë dipllomën master. Në 2007 ka marrë gradën “Doktore e shkencave”, pranë Departamentit Publik të Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në 2014 , ka marrë titullin akademik “Prof. Asoc. Dr.”, me vendim të Keshillit të Profesoreve të Fakultetit të Drejtesise, Universitetit të Tiranës.

Eksperienca Punësimi:
1995-1997 , Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë , Universiteti i Tiranës, në lëndën “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri, pranë Departamentit të së Drejtes Publike.

1997-1998, Bashkëpunëtore shkencore pranë Fakultetit të Triestes, Itali, në programin: “Evolucioni historik dhe Juridik i vendeve Ballkanike”.

2003-2016, Pedagoge efektive në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës,

2016-2020, Pedagoge efektive dhe Përgjegjëse e Departamentit Publik në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.