Prof. asoc. Ilda Kovaçi (Melo), lektore në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, nga viti 2005. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Drejtësi në vitin 2000 pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2005 ka përfunduar studimet e thelluara pasuniversitare (SHPU) në fushën e së Drejtës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, në fushën e së drejtës familjare. Në vitin 2013 ka marrë titullin akademik “Profesor i asociuar”. Prej vitit 2002 mban titullin “Avokat”. Përveç karrierës akademike, ka përvojë të gjatë në këshillimin ligjor duke bashkëpunuar si eksperte e jashtme në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me UNICEF, REC ALBANIA, RTSH, me Shoqatën e Grave Juriste etj. Fushat e saj të interesit përfshijnë çështjet që lidhen me marrëdhëniet familjare, si edhe me çështjet që lidhen me pronësinë intelektuale. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, është autore e teksteve mësimore dhe monografive, si edhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushave të saj të interesit. Nga viti 2010 e në vazhdim në Departamentin e së Drejtës Civile të Fakultetit të Drejtësisë, UT, është titullare e lëndëve “E drejta e tokës”, Sistemi i përkujdesjes sociale për të miturit”, dhe “Planifikim i territorit”.


Email:ilda.melo@fdut.edu.al