Prof. asoc. Ersida Teliti është lektore pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2008. Në vitin 2006, Prof. asoc. Teliti është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me medalje të artë. Në vitet 2006-2008 ajo ka qenë pjesë e personelit akademik të Universitetit të Durrësit. Fushat e saj të kërkimit janë fokusuar kryesisht në të drejtën e detyrimeve dhe të kontratave, të drejtën e transportit, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Prof. asoc. Teliti është Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Konsumatori shqiptar”. Ajo ka zhvilluar një sërë aktivitetesh me fokus mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve shqiptarë. Është eksperte në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në studime të organizuara nga institute kombëtare dhe ndërkombëtare.
Zotëron licencën e avokates, ndërmjetëses dhe auditueses së brendshme.


Email: ersida.teliti@fdut.edu.al