Prof.Asoc.Dr. Enkelejda Koka ka kryer studimet akademike në Mbretërinë e Bashkuar si LLB në Drejtësi në Universitetin e GreenwichLLM në të Drejtë Evropiane në Universitetin Queen Mary; Legal Practice Course (LPC) në College of Law, si dhe ka përfunduar studimet e saj doktorale në Universitetin e Kent, duke u fokusuar në “Migracionin e parregullt në det: Analizë kritike e praktikave ekstraterritoriale të BE dhe shteteve anëtare të BE në kuadër të së drejtës ndërkombëtare“. Ajo ka kontribuar në hulumtime ndërdisiplinore mbi migracionin e parregullt dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nëpërmjet disa artikujve të publikuar në revista të rëndësishme të indeksuara në Scopus Q2 dhe Q3. Gjithashtu, ajo është përfshirë në disa projekte të financuara nga Bashkimi EvropianAjo ka qenë zëvendës-rektore dhe drejtuese e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e New Yorkut në Tiranë dhe drejtuese e Departamentit të Shkencave Juridike në Universitetin Evropian të Tiranës. Prof.Asoc.Dr. Enkelejda Koka është pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës e angazhuar në lëndët si “E drejtë administrative”, “Procedurë administrative” dhe “E drejtë ndërkombëtare publike”.