Prof. Asoc. Eneida Sema është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2001. Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e së drejtës së punës që prej vitit 2002. Studimet e thelluara pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2005. Ajo ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në trajnime të organizuara nga Fakulteti i Drejtësisë, të zhvilluara jashtë vendit me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2005 i është akorduar Titulli “Avokat” pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, si edhe është autore monografish dhe botimesh në revista shkencore kombëtare e të huaja. Prof. Asoc. Eneida Sema ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” në vitin 2010, ndërsa në vitin 2013 i është akorduar titulli shkencor “Profesor i asociuar”. Aktualisht vazhdon të mbajë pozicionin e titullares në lëndën “E drejtë e punës” pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.


Email:eneida.sema@fdut.edu.al