Lulëzim Barjamemaj u diplomua në vitin 2015 me rezultate të larta pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2017 u diplomua me rezultate të shkëlqyera (mesatare 10) në programin e studimit “Master i Shkencave në e Drejtë Penale” pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, duke mbrojtur tezën me titull: “E drejta per Liri dhe siguri”.
Gjatë viteve të studimit ka marë pjesë në aktivitete dhe trajnime të zhvilluara nga Universiteti i Tiranës dhe organizata ndërkombëtare.
Në vitin 2018 ka fituar titullin “Avokat”, profesion të cilin e ushtron duke përfaqësuar çështje penale, administrative, civile dhe tregtare.
Ai është autor i disa botimeve shkencore në fushën e të drejtës penale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përmendur botimet me titujt: “Garancitë kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtën për Liri dhe Siguri për të miturit”; “Arresti në burg, raporti i tij me kontrollin periodik dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së”.
Në korrik të vitit 2019 u shpall fitues si “Asistent-Lektor” në Departamentin e së Drejtës Penale të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Graduated in 2015 with high results at the Faculty of Law at the University of Tirana.
In 2017 he graduated with excellent results (average 10) in the program “Master of Science in Criminal Law” at the Faculty of Law at the University of Tirana, defending the thesis entitled: “The right to freedom and security.”
During the years of study he has participated in activities and trainings developed by the University of Tirana and international organizations.
In 2018 he gained the title “Lawyer”, a profession which he practices representing criminal, administrative, civil and commercial cases.
He is the author of several scientific publications in the field of national and international criminal law, citing publications entitled: “National and international guarantees for the right to liberty and security of minors”; “Prison arrest, its relationship with the periodical review and jurisprudence of the ECHR.”
In July 2019 he was announced the winner as “Assistant Lecturer” in the Department of Criminal Law of the Faculty of Law at the University of Tirana.