Dr. Silvana Çinari është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2008 dhe ka përfunduar studimet Master i nivelit të dytë “EU Business Law” në po atë fakultet (2011). Në 2015 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT me temë mbi masat e sigurimit të padisë në procesin gjyqësor civil dhe të arbitrazhit. Ajo zotëron edhe një master LL.M. në “Zgjidhjet ndërkombëtare të mosmarrëveshjeve” në Universitetin e Gjenevës dhe Institutin e Lartë të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Zhvillimit, Gjenevë, Zvicër (2020). Është autore e disa punimeve të botuara në revista shkencore dhe të referuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe bashkautore e një teksti universitar mbi zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve. Gjithashtu ka kryer një sërë kualifikimesh afatshkurtra dhe vizita kërkimore në Francë, Holandë, Gjermani. Është pjesëmarrëse në një sërë projektesh vendase dhe të huaja. Prej vitit 2010 është lektore në lëndët “Procedura Civile”, “Zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve” dhe “Arbitrazhi ndërkombëtar”.


Email: silvana.cinari@fdut.edu.al