Dr. Pjereta Agalliu
Lektore, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
E-mail kontakt: pjereta.agalliu@fdut.edu.al
Ka përfunduar studimet e para në degën gjuhë-letërsi dhe më pas është diplomuar më 2009 pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT duke marrë titullin “Juriste”. Në 2009-2011 fillon studimet Master i Nivelit të Dytë, në Fakultetin e Drejtësisë. Vijon studimet Doktorale po në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin 2018 fiton gradën shkencore “Doktor” me temën “Jurisprudenca e GJEDNj-së dhe ndikimi i saj në sistemin e Drejtësisë Penale Shqiptare” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Nga viti 2012-2020 ka punuar si lektore efektive pranë Albanian University dhe 2016-2022 lektore jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka punuar si Përgjegjëse e Koordinimit Institucional në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Ka qenë për një periudhë kohe eksperte e jashtme në projekte të ndryshme të realizuara nga institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare si Öbservator, Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit me projekte të ndryshme të iniciuara nga Qeveria lidhur me të drejtat e njëriut në përgjithësi dhe ato të të miturve në veçanti si “Me zërin e të miturve të privuar nga liria”.
Pjesëmarrëse në shumë Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Autore e punimeve dhe artikujve shkencorë, botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Nga 2023 e në vazhdim lektore e brendshme në Fakultetin e Drejtësisë.