Prof. Asoc. Dr. Petrina Broka, ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në vitet akademike 2001-2005, duke u vlerësuar me medalje të artë. Gjatë viteve të studimeve universitare ka punuar pranë organizatave të shoqërisë civile, si “Shërbimi ligjor falas”, “Qendra kundër traumës dhe torturës” etj.
Me përfundimin e Fakultetit të Drejtësisë, ka punuar si pedagoge në Departamentin e Shkencave Juridike, të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, pranë Albanian University. Që prej vitit 2006 ajo është avokate dhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2008 ka përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Fakulteti i Drejtësisë, UT, me rezultate të shkëlqyera. Që nga tetori 2008 e në vazhdim punon si personel akademik efektiv në Departamentin e së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Në vitin 2013 ajo fiton gradën shkencore “Doktor i shkencave”.
Dr. Petrina Broka është autore e një sërë studimesh, artikujsh shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kryesore të studimit e kërkimit përfshijnë të drejtën e procedurës civile, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve, klinikën e ligjit, të drejtën e konkurrencës dhe zbatimin privat të saj etj.


Email:  petrina.broka@fdut.edu.al