Prof.Asoc.Dr. Jonad Bara
Lektor, Departamenti i së Drejtës Penale
Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
jonad.bara@fdut.edu.al
+355 4 222 2537
Fushat kryesore të kërkimit
Drejtësi Kushtetuese, E Drejtë Penale dhe Procedural Penale, E Drejtë Ndërkombëtare
Penale, Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështje Penale, Legjislacion
Shëndetësor
Vita
Ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2000 dhe studime pasuniversitare në Girton College, Cambridge të Mbretërisë së Bashkuar. Përfunduar studimet doktorale në vitin 2013. Fituar titullin shkencor “Profesor i Asociuar” në vitin 2023. Prej shume vitesh profesor i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës e universitete të tjera private. Profesor i brendshëm i Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës që prej vitit 2019 dhe zëvendësdekan i këtij fakulteti që prej dhjetorit të vitit 2021. Me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështje penale. Pjesëmarrës në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit me fokus të
veçantë të drejtën penale kombëtare dhe atë ndërkombëtare; në aktivitete, trajnime, workshope, etj.. Përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme në veprimtari dhe projekte të
shumta si: në Grupin Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”; në procedurat për negocimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Republikës së Shqipërisë me EUROJUST; në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përditësimin e Marrëveshjes Bilaterale të Ekstradimit me shtetin Shqiptar; në hartimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut për transferimin e personave të dënuar; në takimet e Komitetit Drejtues të programit Rajonal IPA 2014 “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Drejtësinë Penale: Rrjeti i Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor”; ILECU I dhe II, IPA, DET-ILEKU II, UNCAC; në tryeza të përbashkëta me përfaqësues të autoriteteve të shteteve të huaja si: Italisë, Austrisë, Hollandës, Mbretërisë së Bashkuar, Rumanisë, etj. për zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në çështje penale, si dhe në diskutime për çështje konkrete, etj. Pjesëmarrës në projekte të ndryshme Erasmus+ të Komisionit Evropian për studentët e
arsimit të lartë (javët e mësimdhënies për stafin), me fokus të veçantë në forcimin e bashkëpunimit mes Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera evropiane, si dhe në metodologjitë dhe përqasjet e reja për kërkimin shkencor dhe mësimdhënien e drejtësisë juridike/ligjore. Autor libri si dhe i një sërë artikujsh shkencorë në fushën e të drejtës kushtetuese, penale, procedurale penale dhe shëndetësore, në revista shkencore të njohura brenda dhe jashtë
vendit, të indeksuara nga Scopus e Thomson Reuters.