Fjoralba Caka është pedagoge e të Drejtës së Bashkimit Europian, se Drejtes së Tregut të Brendshëm, Politikave të Bashkimit Europian, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit të Tiranës.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Juridik. Ka një Master të nivelit të dytë në të Drejtën e Biznesit të Bashkimit Evropian nga Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës, në kuadër të Programit GTZ. Ajo ka qënë pjesë e programit Fulbright dhe ka një LLM në të Drejtën Ndërkombëtare të Biznesit dhe Korporatave, nga Universiteti San Diego School of Laë, SHBA. Fjoralba ka qenë ka zhvilluar vizita studimore shkencore në disa institute nderkombetare si Institutin Max Planck për të Drejtën Ndërkombëtare Krahasuese dhe Ndërkombëtare, Instituti Europa, Saarland Gjermani dhe Ëashington and Lee, SHBA. Ajo ka mbrojtur temën e doktoraturës “Nocioni i ndihmës shtetërore që shtrembëron tregtinë dhe konkurrencën sipas legjislacionit dhe praktikës ndërkombëtare” pranë Universitetit të Tiranës.
Ajo është e aktivizuar në një sërë projektesh të shoqërisë civile me fokus integrimin e Shqipërisë në BE si dhe çështje të korrupsionit. Ajo është pjesëmarrëse në një serë rrjetesh dhe projektesh rajonale dhe ndërkombëtare.Gjithashtu Fjoralba është anëtare Dhomës Kombëtare të Avokatisë që nga 2009 si edhe anëtare e disa bordesh organizatash të shoqërisë civile ne Shqipëri.
Znj. Caka ka mbajtur pozicionin si Zëvëndës Ministër për Drejtësinë 2019-2020 ku ka mbajtur portofolin e çështjeve te integrimit, anti-korrupsionit dhe reformës ne drejtësi
Fusha të saj studimore të interesit janë integrimi ne Bashkimin Evropian, tregu i përbashkët evropian dhe çështjet e konkurrencës, liberalizimi i tregtisë dhe tregjet rajonale, OBT, CEFTA, reformat ne drejtësi dhe anti-korrupsioni.