Erind MERKURI: University of Tirana/ Faculty of Law
Contact: erind.merkuri@fdut.edu.al
Doc. Dr. Erind MERKURI:
Lektor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, që nga viti 2008. Ka përfunduar studimet e Larta në Drejtësi (2008). Në 2015 ka fituar tillin “Docent” dhe në vitin 2016 ka përfunduar studimet e Shkollës Doktorale pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë ku ka mbrojtur Dizertacionin me temë “Aspektet procedurale të gjykimit kushtetues”. Është trajner në Programin e Formimit të Vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës. Përvec karrierës akademike, është pjesëmarrës si ekspert në një sërë projektesh ndërkombëtare dhe kombëtare në bashkëpunim me OSBE, UNDP, SIGMA/OECD, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, etj, ku ka ofruar përvojën dhe ekspertizën e tij pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departementit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizimit dhe Kuvendit. Prej vitit 2009 ushtron dhe profesionin e avokatisë. Që nga viti 2016 është anëtar i Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues në shërbimin civil. Fushat e tij të kërkimit shkencor përfshijnë çështje të së drejtës kushtetuse, të së drejtës publike dhe të historisë së shtetit dhe të së drejtës. Ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe ka publikuar artikuj shkencorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare brenda fushës së tij të interesit.