Dr. Enkeleida SHYLE (Petanaj)

Grada/Titulli: Doktor i Shkencave

Funksioni: Lektore

Departmenti i së Drejtës Publike

Email: Enkeleida.petanaj@fdu.edu.al

Dr. Enkeleida Shyle ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie prej vitit 2003, fillimisht si lektore në Universitetin “Ismail Qemali”.

Nga tetori i vitit 2019 është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Publike. Në prill të vitit 2023 lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të së Drejtës Publike.

Ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në vitin 2018, me temën “E drejta e pronës dhe rregjistrimi i saj”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në fushën e së Drejtës Kushtetuese.

Ka përfunduar “Studimet e thelluara pas universitare” (SHPU) në vitin 2008 duke mbrojtur temën “E drejta e pronës si e drejtë Kushtetuese”.

Ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e lëndëve: Historia e Shtetit dhe së Drejtës në Shqipëri, Historia e Institucioneve, E drejtë Publike, Të Drejtat e Njeriut, Legjislacioni i Pasurive të Paluajtshme, Mekanizmat Kombëtar dhe Ndërkombëtarë të Drejtave të Njeriut.

Znj. Shyle është njohëse shumë e mirë e legjislacionit të së drejtës së pronës dhe regjistrimit të saj.

Fusha e saj e interesit është: E drejta Publike, E drejta Kushtetuese, Të Drejtat e Njeriut.

Znj. Shyle është pjesëmarrëse në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka publikuar disa artikuj në revista të ndryshme lidhur me fushat e saj të interesit.