Informacion lidhur me forumin që do të organizojë FDUT me Komitetin Shqiptar të Helsinkit të premten, 27 Janar, ora 11.00, Salla 203

KShH ka filluar të zbatojë projektin “​​Për një transparencë dhe pjesëmarrje më të lartë të grupeve të interesit ne proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të organeve publike”, ​i cili ka për qëllim të nxisë transparencën e organeve publike në procesin vendimmarrës të projekt-akteve​, ​në zbatim të detyrimeve që burojnë nga Ligji Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për një pjesëmarrje më aktive në proceset vendimmarrëse, KShH ka realizuar sesione informimi me përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile dhe të medias dhe në vijim të tyre edhe sesionin e informimit me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të UT.Në këtë sesion informimi do të diskutohet për risitë dhe rëndësinë që paraqet Ligji Nr.146/2014  “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, sfidat e ndeshura  dhe mënyrat e përfshirjes në këto procese.

Bashkëlidhur njoftimit ju lutem gjeni edhe programin e aktivitetit.