I/e nderuar student.

Në kuadër të vizitës të Znj. Federica Mogherini, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme e Sigurinë në Bashkimin Evropian dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një takim, që do të mbahet në dat 3 mars, ditën e premte, në Sallën Pedrollo, pranë Universitetit Politeknik në orën 17.30, ku do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadave të Shteteve Anëtare të BE-së dhe studentë të Universitetit të Tiranës.

 Pjesemarrësit, janë të lutur të paraqiten me letërnjoftimin e tyre dhe kartën e studentit, në orën 16.45 tek hyrja e Universitetit Politeknik, Sheshi Nënë Tereza.

 Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen, deri me datë 2 mars, e enjte, ora 11:00, ne adresën e e-mailit: [email protected], pasi salla ka numër vendesh të kufizuar.

 Shpresojmë të takohemi me ju së shpejti.

 Miqësisht,

 Rrjeti i Informimit të BE-së në Shqipëri

 EU Information Network in Albania

E-mail: [email protected]

Web: www.euin.al