Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë të UT, është themeluar më 01.10.1968, me emërtimin “Kabineti Bibliotekar”, prej vitit 1985, si filial i bibliotekës së UT. Biblioteka ka një fond prej 18.000 librash. Literatura e ofruar është në gjuhën shqipe dhe atë të huaj si anglisht, frengjisht, italisht, rusisht, gjermanisht. Gjithashtu ka dhe 2.000 periodik. Këtu futen koleksionet e Fletoreve Zyrtare nga viti 1932 dhe në vazhdim, revista “Drejtësia Popullore” nga viti 1948-1993, revista “Studime Juridike”, botim i Fakultetit të Drejtësisë nga viti 2000 e në vazhdim si dhe koleksione të ndryshme juridike. Literatura dhe koleksionet përpunohen nga ana shkencore bibliografike konform standarteve ndërkombëtare sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU).
Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë të UT, ka rreth 988 anëtarë (pedagogë dhe studentë) dhe qarkullon rreth 8.000 njësi bibliotekare në vit.
Nga viti 2000 e në vazhdim, janë hartuar nga punonjëset e bibliotekës listat bibliografike e të gjithë njësive bibliotekare që kanë hyrë në fondin e saj, duke i ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve për të marrë informacion për literaturën e re. Listat bibliografike mundësohen jo vetëm në ambjentet e bibliotekës (manualisht dhe elektronikisht), por edhe në faqen e web-it të fakultetit.
Qëllimi kryesor i stafit të bibliotekës është të ofrojë dhe përhapë informacion :
Misioni i bibliotekës është mbështetja në procesin mësimor, kërkimor shkencor duke u ofruar mundësi të kërkimit të informacionit për të gjithë përdoruesit. Vizioni ynë është që biblioteka e fakultetit të funksionojë si një qendër e kërkimit shkencor.

- Në kohë reale,
- Lehtësisht të aksesueshëm,
- Lehtësisht i kuptueshëm,
- Qasje të lirë,