Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin Carlos III të Madridit, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët

e UT-së në Universitetin Carlos III të Madridit, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik

2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët

e Universitetit të Tiranës në Universitetin Carlos III të Madridit, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit

akademik 2025-2026.

https://www.uc3m.es/home

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

* Studentët e vitit të III nuk mund të aplikojnë!

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

– Ekonomi;

– Drejtësi;

– Shkenca natyre;

– Shkenca sociale.

Për t’u njohur me programet e studimit klikoni në adresën:

https://www.uc3m.es/bachelor-degree/studies

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);

-Kostot e udhëtimit (309 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në

universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të

origjinës.Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën shqipe dhe angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhë angleze niveli B1);

*Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të

përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë

‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës

ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e

Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit

në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.

Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë,

atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas

nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i

Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të

firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

Afati për aplikim: 18 Mars 2025.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve

me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!