Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të programit
Erasmus + në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali, për semestrin e parë të
vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin “G. d’Annunzio” Chieti-Pescara, Itali për
semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.
https://en.unich.it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër (15 Shtator 2025 – 15 Shkurt 2025);
Fushat e studimit:
– Psikologji;
– Biznes dhe ekonomi;
– Drejtësi;
– Shkenca sociale;
– Shkenca Humane;
– Gjuhë e huaj;
– Filozofi;
– Pedagogji;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti “G.
d’Annunzio” Chieti-Pescara, klikoni në adresën:
https://en.unich.it/teaching
Lëndët në gjuhën angleze:
· Fully EN – PSYCHOLOGY OF WELL-BEING AND PERFORMANCE – Master;
· Fully EN – PLANETARY SCIENCES – Master;
· Fully EN – HEALTH PROFESSIONS OF REHABILITATION SCIENCES – Master;
· Fully EN – BUILDING ENGINEERING- Cultural Heritage – Master;
· Fully EN – COMPUTATIONAL COGNITIVE SCIENCE – Master;
· Partially EN – ECONOMICS AND MANAGEMENT – Master;
· Partially EN – LEGAL STUDIES FOR BUSINESS INTERNATIONALISATION AND
INNOVATION – Master.
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor 850 Euro në muaj për studentët;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /
italiane);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe
shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni
vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të
kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur
të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj
semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 29 Maj 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën
[email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!