Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland,
në Gjermani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik
2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Saarland, Gjermani, për semestrin e parë të
vitit akademik 2025-2026.
https://www.uni-saarland.de/nc/en/home.html
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD
Fushat e studimit:
– Drejtësi;
– Kimi;
– Gjuhë e huaj;
https://www.lsf.unisaarland.de/qisserver/rds?state=wtree&search=1&category=veranstaltung.browse&navigationPo
sition=lectures%2Clectureindex&breadcrumb=lectureindex&topitem=lectures&subitem=lecturei
ndex
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze / gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet
programi i shkëmbimit);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet
programi i shkëmbimit);
– Letër Motivimi, në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);
-*Learning Agreement
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saarland lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:
https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAv
XBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze / gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet
programi i shkëmbimit);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet
programi i shkëmbimit);
– Letër Motivimi, në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);
-*Learning Agreement
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të
merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të
njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saarland lëndë të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin
tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement për studime klikoni në adresën:
https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJO
v43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:
– CV (në gjuhën angleze ose në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që do të ndiqet
programi i shkëmbimit);
– Diplomë e nivelit Master
– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën që
do të ndiqet programi i shkëmbimit;
– Letër Motivimi, në gjuhën që do të ndiqet programi i shkëmbimit;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (në varësi të programit të studimit në Universitetin e Saarland-it);
– Plan pune (i firmosur nga aplikanti dhe universiteti pritës);
– Konfirmim i udhëheqjes nga një profesor i universitetit pritës,
– Learning Agreement.
-*Learning Agreement
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the mobility”. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në
universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej temave të Tabelës A do të njihen në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Saarland tema të njëjta me ato që do
të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që temat e përzgjedhura t’ju njihen
kur të ktheheni. Nëse temat e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj
në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni temat që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti,
më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të temave gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës
në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredumy.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJO
v43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6
Afati për aplikim: 13 Qershor 2025
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori iMarrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!