Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija Higher Education Institution, Lituani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija Higher
Education Institution, Lituani, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e parë të
vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Kauno Kolegija Higher Education Institution, Lituani, për
semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

https://www.kaunokolegija.lt/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër (1 shtator 2025 – 31 janar 2026);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutemi referohuni linkut:
https://www.kaunokolegija.lt/en/exchange-studies-in-english/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të
kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të
ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj
semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin
e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më
pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në
Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 08 Maj 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve
me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!