Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në
Universitetin e Çukurovës, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, për
të marrë pjesë në “10th International Staff Week” në datat 05 – 09 Maj 2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Çukurova, Turqi, për
semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
https://www.cu.edu.tr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV + Lista e publikimeve në gjuhën angleze ( për stafin akademik);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke
specifikuar universitete dhe periudhat për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për trajnim (duke specifikuar benefitet që do të ketë pjesëmarrja juaj në
këtë aktivitet, lidhur me pozicionin aktual të punës)*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj
i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti
dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 20 Mars 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!